E dielë, 22.10.2023.
Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit organizoi për të katërtën herë turneun e minifutbollit të shkollave fillore në Zagreb “Sporti kundër dhunës e diskriminimit”.
Nxënësit e shkollave fillore, në mesin e të cilëve shumë pjesëtarë të pakicave kombëtare garuan me frymë sportive, fitoren e fituan nxënësit e shkollës fillore Borovje.
– Ky projekt tashmë është bërë traditë e jona dhe do ta vazhdojmë. Për vitin e ardhshëm duam të përfshijmë nxënës nga e gjithë Kroacia. Ne gjithashtu planifikojmë që çdo pakicë kombëtare të ketë ekipin e vet në turne.
Ne duam të dërgojmë një mesazh të qartë: Dhuna nuk shërben kurrë – tha kryetari Këshillit të Shqiptarëve në Zagreb Emirat Asipi.
Para fillimit të turneut, anëtarët e Këshillit Boshnjak luajtën një ndeshje futbolli me kolegët e tyre nga Këshilli Shqiptar.
Bashkëorganizatorë të projektit janë Këshilli i Pakicës Kombëtare Boshnjake të Qytetit të Zagrebit dhe Klubi i Futbollit Nur.
Foto: Marko Šivak





