Surpriza e fundvitit nga Këshilli për Nxënësit e Gjuhës Shqipe në Zagreb

E shtunë, 14.12.2024. 

Në ambientet e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare në Zagreb, nënkryetarja e Këshillit, Vildana Džmaili, ka përgatitur një surprizë të këndshme për nxënësit e shkollës fillore Eugen Kumiçiq, të cilët ndjekin mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe me mësuesen Melita Oreškoviq. Me rastin e fundvitit dhe festave të ardhshme të Vitit të Ri, Xhemaili ndau dhuratat përkatëse në emër të Këshillit, si dhe atyre që mësojnë gjuhën kroate nën drejtimin e mësueses Gjurgjica Ramqaj.

Ky aktivitet pasuroi atmosferën e shkollës, dhe nxënësit së bashku me mësuesit recituan dhe kënduan këngë të përshtatshme.