Shqiptarët nga Zagrebi vizituan Novigradin nën udhëheqjen e Këshillit

E diel, 13.10.2024.

Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit organizoi një udhëtim studimor në Novigrad (Istra). Aty na pritën në Qendrën e re të Kulturës Shqiptare, ku mësuam për punën dhe veprimtarinë e komunitetit shqiptar. Me atë rast kryetari i Këshillit të Zagrebit Emirat Asipi u dhuroi nikoqirëve librat “Shqiptarët në Zagreb I. dhe II. pjesë”.

Më pas, nën drejtimin e kryetarit të Këshillit Novigradit, Marijan Ukaj, shëtitëm qytetin dhe patëm rastin të takojmë shqiptarët e atjeshëm. Kaluam një ditë fantastike, të pasuruar me njohuri të reja dhe takime të mrekullueshme.

Falenderojmë nikoqirët tanë për pritjen e mrekullueshme!