Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka ardhur për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kroacisë.

E martë, 10.10.2023.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka ardhur për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kroacisë.

Me atë rast, znj. Osmani u takua në Zagreb me komunitetin shqiptar, në mesin e të cilëve ishin përfaqësues të Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit.

Pas kësaj, presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, organizoi një darkë zyrtare për presidenten e Kosovës, ku mori pjesë edhe kryetari i Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit, Emirat Asipi.