E shtunë, 30.9.2023.
Për herë të parë patëm aktivitetin “Klasë në natyrë” ku u njohëm me 8 gjuhë të pakicave kombëtare përmes performancave dhe stendave të tyre ku shfaqin pasurinë e tyre kulturore dhe gjuhësor ne Zrinjevac.
Mes tyre kishte shumë fëmijë nga komuniteti shqiptar me pikat e tyre kulturore. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe anëtarë të Këshillit të Shqiptarëve të Zagrebit.
– Puna jonë do të jetë gjithmonë për fëmijët dhe të rinjtë. Qëllimi ynë duhet të jetë ruajtja e identitetit të të rinjve. Njëkohësisht duhet të punojmë për integrimin e tyre dhe t’i përfshijmë në punën e shoqatave tona – tha kryetari i Këshillit të pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit, Emirat Asipi.



