E shtunë, 22.2.2025.
Përfaqësuesit e Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit morën pjesë në mbrëmjen muzikore me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, të mbajtur në hotelin Antunoviq.
Kjo ngjarje e rëndësishme tradicionalisht u organizua nga Shoqëria Kulturore Shqiptare në Kroaci Shkëndija në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës, ku ne patëm një program të pasur dhe aktivitete kulturore. Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare mori pjesë aktive me programet e tij, i cili theksoi edhe një herë rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet komuniteteve.
Dhe me këtë rast ju urojmë të gjithëve përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.



