E shtunë, 8.3.2025.
Me rastin e Ditës së Mësuesit Shqiptarë dhe Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, së bashku me Shoqërinë Kulturore Shqiptare “Shkëndija”, Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë dhe Shoqata e Artistëve Shqiptarë të Kroacisë – DEA, organizuan një mbrëmje të veçantë në hotelin “Antunović”, për nder të grave dhe vajzave.
Mbrëmja spektakolare nisi me prezantimin e librit “Gratë e shquara shqiptare”, i cili përmban rrëfimet e 72 femrave të suksesshme shqiptare dhe për organizimin e kësaj pjese ishte ngarkuar Biblioteka e DEA-s. Programi vazhdoi me përmbajtje muzikore, me këngë e valle, e cila zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes. Salla ishte e mbushur plot, dhe me këngët e Valentin Kuqit dhe grupit të tij, atmosfera ishte tepër gazmore dhe energjike.
Urime të sinqerta për të gjitha gratë, si për mësuesit dhe mësueset tona!




