Kryetari Asipi në takim me kreun e Këshillit për Pakicat Kombëtare në Kroaci

E enjte, 19 shkurt 2025. 

Kryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit, Emirat Asipi, i shoqëruar nga përfaqësues të shoqatave shqiptare, mori pjesë në një takim me Kryetarin e Këshillit për Pakicat Kombëtare, z. Tibor Varga. Në takim u diskutua për rëndësinë e sigurimit të një përfaqësuesi shqiptar në Këshill, i cili është vendimtar për avancimin e mëtejshëm të të drejtave të komunitetit shqiptar në Kroaci. 

Gjithashtu, z. Varga është njohur me punën dhe aktivitetet e shoqatave shqiptare që kontribuojnë ndjeshëm në komunitet.