E dielë, 1.10.2023.
Këshilli i pakicës kombëtare shqiptare të qytetit të Zagrebit mbajti të dielën një koncert të grupit folklorik instrumental “Reka e Eperme” në Shtëpinë e Shtypit Kroat në Zagreb.
Në sallën e mbushur plot me njerëz, vizitorët shijuan tingujt e instrumenteve tradicionale muzikore, si dhe këngët folklorike dhe në fund vallëzuan.
– Këshilli ynë është Këshilli më i ri në Kroaci për nga mosha. Besojmë se ky është fillimi i projekteve tona të shkëlqyera dhe synimi ynë është që çdo muaj të kemi një projekt për komunitetin shqiptar – tha kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Zagreb Emirat Asipi.