Këshilli në takim me kryetarin e Komunës së Tetovës

E martë, 27.8.2024.

Anëtari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit, Shuip Ziberi, ishte në pritje miqësore nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. 

Ziberi në takim e njohu kryetarin me punën e shqiptarëve në Zagreb, por edhe në Kroaci dhe tha se shqiptarët e diasporës janë gjithmonë të gatshëm nëse kanë nevojë për të ndihmuar atdheun e tyre. Kasami tha se shqiptarët në Kroaci janë një pasuri e çmuar dhe u diskutua edhe për bashkëpunimin e ardhshëm. 

Ziberi i dhuroi kryetarit të komunës librin Shqiptarët në Zagreb, pjesa I, në të cilin thuhej se shqiptari i parë në Zagreb me emrin Xhabir ishte nga Tetova.