E shtunë, 26.10.2024.
Kryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, Emirat Asipi, së bashku me këshilltarët Nita Aliti, Vildana Xhemaili, Shuip Ziberi, Florijan Jusufi dhe Mafis Zendeli, morën pjesë në hapjen e manifestimit “Ditet e Kulturës Shqiptare” në Shtëpinë e Kulturës në Karlovac.
Në këtë ngjarje, e cila feston kulturën e pasur shqiptare, ansambli i Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci, Shkendija, dhe ansambli Bajram Curri nga Prishtina, ofruan performanca të jashtëzakonshme. Përveç performancave të vallëzimit, vizitorët patën mundësinë të shijojnë edhe kuzhinën tradicionale shqiptare.
Ki manifestim thekson rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të identitetit dhe kulturës shqiptare në Kroaci. Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët për një ngjarje të suksesshme.



