Ditët e Kulturës Shqiptare në Rovinj

E diel, 24.11.2024.

Kryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit, Emirat Asipi, së bashku me zevendesen Gentiana Lleshdedaj dhe nënkryetaren Nita Aliti, morën pjesë në aktivitetin “Ditët e Kulturës Shqiptare në Rovinj”. Ky event dha mundësinë për të shijuar traditën e pasur të kulturës shqiptare, me valle dhe këngë tradicionale.

Manifestime të tilla janë me rëndësi të madhe për ruajtjen e identitetit dhe vlerave kulturore, sidomos në kontekstin e brezave të rinj. Pjesëmarrja e shqiptarëve në Kroaci është një dëshmi e fuqishme se ne ruajmë gjuhën, zakonet dhe traditat tona, dhe se i kalojmë ato brezave të ardhshëm.

Faleminderit mikpritësve për ftesën dhe mikpritjen e jashtëzakonshme. Këto ngjarje jo vetëm që forcojnë bashkimin, por mundësojnë që kultura dhe tradita shqiptare të mbeten të gjalla dhe të pranishme në jetën e përditshme.