Ju ftojmë në manifestimin “Ditët e pakicave kombëtare të qytetit të Zagrebit” më 29 shtator 2024 (e diel), duke filluar nga ora 10:00 në Parkun e Zrinjevacit.
Në këtë aktivitet do të prezantohet gastronomia, si dhe diversiteti kulturor i të gjitha minoriteteve. Grupi Folklorik Shkendija do të performojë para komunitetit shqiptar.
Një ditë më parë, nga ora 10 deri në 13:00, në Zrinjevc do të mbahet prezantimi i mësimeve në gjuhët e pakicave kombëtare në Zagreb.