E dielë, 10 nëntor 2024.
Kryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit, Emirat Asipi, me rastin e 33-vjetorit të masakrës së civilëve dhe ushtarëve në Bogdanovc, vendosi kurorë lulesh në nderim të gjithë atyre që humbën jetën. Gjatë atyre ditëve tragjike humbën jetën 132 persona, përfshirë dhe nëntë anëtarë të komunitetit shqiptar.
Me pikëllim dhe dhembje, kujtojmë viktimat e tyre, të cilat do të mbeten gjithmonë në zemrat tona. I falënderojmë ata për guximin dhe devotshmërinë e tyre dhe me respekt kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë dhe paqen. Në këtë, kujtojmë se detyra jonë është të ndërtojmë një të ardhme më të mirë, ku bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe paqja të jenë themelet tona.




