30 vjetori të themelimit të shkollës së mesme islame Dr. Ahmed Smajlović në Zagreb

E shtunë, 4.11.2023.

Kryetari i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit Emirat Asipi mori pjesë në akademinë ceremoniale me rastin e 30 vjetorit të themelimit të shkollës së mesme islame Dr. Ahmed Smajlović në Zagreb, ish-medresesë së Zagrebit.

Akademia u mbajt në sallën e kinemasë së Qendrës Studentore në Zagreb, ku morën pjesë përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kroacisë, qytetit të Zagrebit, Ministrisë së Shkencës dhe Arsimit, si dhe përfaqësues të Universitetit të Zagrebit dhe përfaqësues të institucioneve fetare në Slloveni, Bosnjë dhe Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut.

Në medresenë e Zagrebit kanë diplomuar 302 nxënës, kurse në shkollën e mesme islame Dr. Ahmed Smajloviq janë diplomuar 230, mes tyre edhe shumë shqiptarë në Kroaci, të cilët sot janë anëtarë të suksesshëm dhe aktiv të komunitetit tonë.

– Arsimi dhe edukimi janë prioritet i punës sonë në Këshill. Veçanërisht të punojmë me të rinjtë dhe fëmijët për t’i integruar ata në shoqëri, por në të njëjtën kohë për të ruajtur identitetin tonë autokton shqiptar – tha kryetari i Këshillit të Emirat Asipi.

Akademia ceremoniale u përmbyll me interpretimin e ilahiut nga kori i medresesë së Behram Beut nga Tuzla dhe kori i gjimnazit islam të Dr. Ahmed Smajloviq.